75 Mall Live Search
07:45 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / G T

Echeverri e pranon se e shkeli Kounden: Edhe nëse do ishte faull, do e kuptoja!

Skuadra e Gironas mbrëmë shënoi fitore të çmendur ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1 në La Liga.

Goli i dytë i shënuar nga vendësit ishte shumë diskutabil, për shkak të një faulli të padhënë nga gjyqtari, shkruan Indeksonline

Futbollisti, Echeverri shkeli mbi këmbën e kundërshtarit të tij, Jules Kounde – por gjyqtari dhe VAR-i e vlerësuan si jo faull dhe goli u pranua.

Echeverri që shkeli lojtarin francez u shpreh: Po, shkela në këmbën e Koundes. Por, po vrapoja me shpejtësi të plotë dhe e bëra pa dashje. Nëse gjyqtari do e cilësonte si faull, do e kisha kuptuar. Për fat të mirë na dhanë fitoren…”, u shpreh futbollisti

Kujtojmë se me këtë humbje, Barcelona tani është në pozitën e dytë, dy pikë më pak se lideri, Real Madridi./Indeksonline/