75 Mall Live Search
13:47 / E Diele, 18 Janar 2026 / L A

Echeverri huazohet përsëri, i bashkohet klubit të La Ligas

Talenti argjentinas, Claudio Echeverri ka ndërruar përsëri skuadër.

Argjentinasi, do të vazhdojë karrierën në La Liga te skuadra e Gironës, skuadër kjo e cila ka të njëjtët pronarë sikurse Manchester City.

Echeverri, do të jetë i huazuar te Girona deri në fund të këtij sezoni.

Ai ishte fillimisht i huazuar në Gjermani, te skuadra e Bayer Leverkusenit por që ndërpreu rrugëtimin e tij pas minutazhit të limituar./IndeksOnline/