Ecja alpine prej 4 orësh e Ramush Haradinajt në Bjeshkët e Deçanit
Kryeministri në largim dhe njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, shpesh ka treguar se vikendet i kalon me miqtë e tij, madje duke ekploruar edhe turizmin malor.
E, ditën e sotme ai e ka kaluar në fshatin Pleqe, i cili është i vendosur 10 km sipër Deçanit,
Kjo ecje alpine u organizua nga Shoqata Bjeshkate “Shkëlzen Haradinaj”, derisa zgjati 4 orë, përcjellë Indeksonline.
E, Haradinajt në këtë ekspeditë, iu bashkua edhe i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj./Indeksonline/

