Ed Sheeran blen një apartament luksoz në Nju Jork me vlerë 10 milionë euro, e paguan “cash”

Ed Sheeran vazhdon të zgjerojë perandorinë e tij mbresëlënëse të pasurive të patundshme.
Këngëtari britanik, pasuria e të cilit vlerësohet në më shumë se 300 milionë paund (rreth 350 milionë euro), kohët e fundit bleu një apartament të ri në Brooklyn, New York, me vlerë deri në 9 milionë paund – ose më shumë se 10 milionë euro, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Apartamenti ndodhet në një kompleks luksoz pikërisht në bregdet, dhe, fqinji i tij është reperi amerikan Kendrick Lamar.
Sheeran dhe gruaja e tij Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019 dhe me të cilën ka dy vajza Lyra dhe Jupiter, kanë kohë që kanë marr me qira një apartament në të njëjtën ndërtesë, për të cilin kanë paguar plot 25,000 paund në muaj.
Blerja e pronës së re u krye nëpërmjet një kompanie të posaçme të themeluar nga Ed dhe Cherry, dhe sipas dokumenteve nga Nju Jorku, transaksioni u krye pa marrë kredi – ata e blenë apartamentin me para në dorë./indeksonline/