Ed Sheeran dëshiron të ketë më shumë fëmijë, fokusi i tij kryesor është të qenurit baba

Ed Sheeran ka zbuluar dëshirat e tij që të ketë më shumë fëmijë me gruan e tij, Cherry Seaborn.
30-vjeçari i cili tashmë është baba i një vajze njëvjeçare, po synon të mirëpres më shumë fëmijë në klanin Sheeran, transmeton Indeksonline.
Mirëpo Ed ka pranuar se në fund të fundit, vendimi i takon gruas së tij – sepse është ‘trupi i saj’, raporton The Mirror.

Ed, i cili më parë lavdëroi Cherryn ku tha se ishte një ‘nënë e mrekullueshme’, tani shprehet se e adhuron atësinë dhe tani fokusi i tij kryesor është të qenurit baba.
Ed dhe Cherry mirëpritën vajzën e tyre Lyra në shtator të vitit 2020./Indeksonline/
