Ed Sheerani dhuron sendet e tij personale, në një ankand bamirësie

Këngëtari Ed Sheeran ka dhuruar sendet e tij personale, në një ankand bamirësie.
Ankandi i bamirësisë u organizua, për të mbështetur të rinjtë në Suffolk, dhe për krijimin e një parku lojërash, në Ipswich.
Ndër sendet e dhuruara në këtë ankand ishte teksti i shkruar me dorë i hitit të tij “Perfect”.
Data e përfundimit të ankandit përkon me ditën e fundit të ekspozitës të “Ed Sheeran: Made in Suffolk”, që tregon historinë e tij nga fillimi deri në ditët e sotme e cila zgjat deri më 8 nëntor.