Ed Sheeran është martuar?
Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran së fundmi publikoi albumin ‘Collaborations’ që u pëlqye mjaftë shumë nga publiku.
Por, teksti i këngës ‘Remember the Name’ që është në bashkëpunim me Eminem dhe 50 Cent ka ngritur shumë dyshime se Sheeran është martuar.
Ai ka kohë që ëshë në lidhje me, Cherry Seaborn.
Por në tekstin e këngës me Eminem dhe 50 Cent, artisti thotë se ka grua.
“Gruaja ime i lyen buzët me të kuqe por duket më bukur pa lipstick”, është një pjesë e tekstit të këngëtarit.
Sipas fansave të artistit, kjo tregon se ai është martuar me të dashurën e tij./Indeksonline/