Ed Sheeran është martuar në fshehtësi të plotë
Dy ditë më parë, këngëtari shumë i dashur për publikun i hiteve “Perfect”, “Thinking out loud”, “Shape of you” etj, Ed Sheeran, është martuar në fshehtësi të plotë.
Ai ka kurorëzuar me martesë dashurinë me partneren e tij Cherry Seaborn, të cilët ishin shokë fëmijërie dhe e kishin ruajtur marrëdhënien mes tyre prej vitesh.

Çifti mbajti një ceremoni të qetë me 40 të ftuar, ku ishin të pranishëm vetëm disa shokë të vjetër të artistit dhe familjarë. Mediat e huaja shkruajnë se Ed dhe Cherry po planifikojnë të organizojnë një festë të madhe në verë për miqtë e tyre që nuk ishin të pranishëm në ceremoninë private.