75 Mall Live Search
15:22 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ed Sheeran heq qafe fqinjët e tij duke ua blerë shtëpitë

Ka shumë raste kur fqinjët bëhen shkas i pagjumësisë apo i pengesave të ndryshme, e pikërisht kështu ka ndodhur me këngëtarin e famshëm Ed Sheeran, shkruan Indeksonline.

Por Ed Sheeran e ka zhdukur këtë problem duke blerë një mori shtëpish që rrethojnë shtëpinë e tij në Framlingham, Suffolk.

Sheeran bleu shtëpinë e tij masive për 895,000 funte në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë thuhet se ka shpenzuar gjithsej 3.7 milionë funte për blerjen e pronave rreth tij – duke përfshirë edhe një tjetër shtëpi të listuar në klasën e dytë për 450,000 euro.

Sipas Metro, Sheeran – vlera e të cilit neto vlerësohet të jetë 160 milion funta nga 2019 – duhej të blinte prona shtesë sepse fqinjët vazhdonin të ankoheshin nga ai.

E një muzikant si Ed Sheeran mund të jetë ‘i zhurmshëm’ në çdo çast, andaj ai ka evituar gjitha problemet me fqinjët. /Indeksonline/