75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ed Sheeran largohet nga muzika dhe rrjetet sociale: Do të rikthehem kur të jetë koha e duhur

Ed Sheeran ka njoftuar se ai do të bëjë një pushim nga puna dhe media sociale duke deklaruara se do të rikthehet kur të vijë përsëri koha e tij.

Këngëtari i shumë hiteve tha se ai do të “marrë pushim për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar” dhe do të kthehej me muzikë të re “kur koha të jetë e duhur”, transmeton Indeksonline.

Sheeran tha se gjërat kishin qenë të ngarkuara që nga viti 2007 dhe se është koha për të dalë dhe për të parë më shumë botën.

Ai premtoi të kthehej kur ai kishte përjetuar më shumë për të pasur diçka për të shkruar.

Deklarata e Sheeran pasoi pas edhe një vit tjetër suksesi që arriti kulmin pasi u emërua artisti i dekadës në Mbretërinë e Bashkuar.

Sheeran, i cili mbush 29 vjeç në shkurt, edhe më parë ishte larguar nga mediat sociale në vitin 2015, duke thënë se ai ishte duke parë botën përmes një ekrani dhe jo përmes syve të tij.

Ai u kthye një vit më vonë, pasi e përdori pushimin e tij për të udhëtuar në botë dhe për të parë gjithçka që i kishte munguar”./Indeksonline/