15:02 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ed Sheerani ”mbret” i muzikës, zyrtarisht artisti më i suksesshëm i dekadës

Ai tashmë është kurorëzuar si një nga artistët më të mëdhenj në botë me të ardhura prej 65.000 poundë në ditë.

Tani ylli i pop-it, Ed Sheeran , 28 vjeç, ka një çmim tjetër për kryeveprat e tij,  ai është artisti numër 1 i dekadës edhe në Britani, transmeton Indeksonline.

Në tableta “Official Chart Record Breaker “12 këngë të tij qëndruan në krye nga viti  2010 deri në 2019 dhe po ashtu më së shumti javë (gjithsej 79).

Hiti i Sheeran “Shape of You” u emërua kënga më e madhe e dekadës pasi kaloi 14 javë në nr.1 ​​më 2017 me më shumë se 4.5 milionë shitje dhe dy këngë të tjera të tij “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”  janë në mesin e pesë këngëve të  para të dekadës.

Martin Talbot, shefi ekzekutiv, tha: “Edi me të vërtetë ka mbizotëruar këtë dekadë dhe është i denj për këtë titull”.

“Në fillim të dekadës ai ishte një djalosh i ri 18-vjeçar pak i njohur,  por arritjet e tij që nga atëherë janë vërtet të jashtëzakonshme”.

“Sot, ai është vendosur në nivelin e superyjeve më të njohur të muzikës globale”, tha ai.

Ndërsa Edi i falënderoi adhuruesit e tij për këtë arritje.

“Faleminderit të gjithëve që më mbështetën gjatë dhjetë viteve të fundit, veçanërisht tifozëve të mrekullueshëm, vazhdojmë edhe dhjetë vjet të tjera”, ka shkruar Edi pasi mori vesh lajmin./Indeksonline/