Ed Sheeran ndihmon shkollën fillore në vendlindje

Ed Sheeran ka dhuruar një kitarë për të ndihmuar shkollën fillore në vendlindje.
Kitara, e cila përmban simbol në albumin e tij, është dhuruar si pjesë e çmimit për një grup muzikor për personat me aftësi të kufizuara n ë shkollën CEVA të Sir Robert Hitcham në Framlingham, Suffolk, transmeton Indeksonline.
‘Nuk ka një kitarë tjetër si kjo’, u shpreh Sheeran.
“Për ta fituar këtë, është një lotari prej 5 £ që shkon për bamirësi. Do të ndërtojë një qendër muzikore në një shkollë fillore pranë meje, për të cilën jam shumë i emocionuar”, u shpreh ai.
Këngëtari dhe kantautori ka dhuruar gjithashtu tre fanella të firmosura të Klubit të Futbollit të Ipswich Town 2021-2022 për tre nënkampionët në lotari./Indeksonline/
Ed Sheeran launches new limited run guitar to mark latest ‘coming of age’ albumhttps://t.co/kmhZB3PaUf
— Suffolk Live (@SuffolkLive_) December 8, 2021