75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Ed Sheeran publikon këngën e re, klipi është xhiruar në Kiev të Ukrainës!

Këngëtari 31 vjeçar u bashkua me Lil Baby për këngën me titull “2step”.

Në një deklaratë për shtyp, Ed zbuloi se videoklipin e kësaj kënge e ka xhiruar në Kiev të Ukrainës para pushtimit rus.

“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit,para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje. Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, tha ai.