Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

Ed Sheeran ka thyer rekordin, pasi kënga e tij “Bad Habits” e bëri atë artistin më të dëgjuar në Britani të Madhe, si dhe kënga më e dëgjuar e vitit 2021.
Kjo bën që 31 vjeçari të marr këtë arritje, kur për herë të parë e fitoi në vitin 2017, me hitin e tij, “Shape of You”, transmeton Indeksonline.

Listat vjetore përpilohen nga kompania e muzikës Phonographic Performance Limited (PPL) nga përdoruesit e muzikës dhe të dhënat e transmetimit nga stacionet radiofonike, kanalet televizive si dhe shfaqjet publike.
E vetmja artiste që ka kryesuar të dy listat në të njëjtin vit është Adele, me “Rolling In The Deep”./Indeksonline/
