Eden Hazard dhe Virgil van Dijk në kopertinën e FIFA 20
Transferimi i ri i Real Madrid, Hazard do të jetë në kopertinën e lojës FIFA 20, ndërsa ylli i Liverpoolit Van Dijk në Edicionin e Kampionëve.
“EA SPORTS FIFA është loja më e madhe e futbollit në planet dhe unë kam qenë duke luajtur për vite me radhë kundër vëllezërve të mi”, tha Eden Hazard.
Van Dijk është favoriti i tanishëm për Topin e Artë i cili ndihmoi ekipin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve, transmeton Indeksonline.
“Është një nder i madh për mua të jem në kopertinën e FIFA 20”, tha Van Dijk.
“Unë kam qenë duke luajtur FIFA për sa kohë që unë mund të kujtoj dhe kështu që është një moment jashtëzakonisht krenar për mua”.
Edicioni Standard i lojës do të jetë i disponueshëm nga 27 shtatori, ndërsa Edicioni i Kampionëve është në dispozicion tri ditë para datës 24 shtator me anë të parapagimit./Indeksonline/.
