75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Eden Hazard futet në mesin e legjendave të Premier Ligës

Ish-futbollisti belg Eden Hazard është zyrtarisht bërë pjesë e Premier League Hall of Fame, duke u renditur mes legjendave më të mëdha të historisë së futbollit anglez.

Premier League e vlerësoi Hazardin për stilin e tij të veçantë të lojës, aftësinë për të krijuar raste, driblimet e shpejta dhe ndikimin që pati në sukseset e Chelseat gjatë dekadës së kaluar, shkruan IndeksOnline.

Përfshirja e tij në Hall of Fame e vendos belgun mes figurave të mëdha të futbollit anglez si Thierry Henry, Alan Shearer, Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Cristiano Ronaldo.

Hazard luajti për Chelsea FC nga viti 2012 deri në 2019 dhe gjatë kësaj periudhe u shqua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit. Ai zhvilloi 245 ndeshje, ku realizoi 85 gola dhe dha 54 asistime, duke ndihmuar klubin londinez të fitojë dy tituj të Premier League-s në sezonet 2014/15 dhe 2016/17./IndeksOnline/