09:01 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Eden Hazard kërcënon Manchester Cityn

Eden Hazard mendon se skuadra e tij mund ta arrij me lehtësi liderin e Premierligës, Manchester Cityn.

Blutë e Londrës dje mposhtën me lehtësi Ëest Bromin, me rezultat të thellë 4 me 0, e belgu Hazard ishte një prej golashënuesve, shkruan IndeksOnline.

Ai pas ndeshjes tha se Chelsea ka gjasa të mëdha ta fitoj sërish titullin e Premierligës.

“Manchester City po fiton çdo ndeshje, por ne duam ta mbyllim këtë. Nuk i dihet në Premierligë. Vitin e kaluar kemi fituar 12 ose 13 ndeshje radhazi, prandaj pse mos ta bëjmë këtë përsëri”, ka thënë Eden.

Xhiroja e 12-të për Chelsean ishte pozitive, pasi arriti të fitoj një vend në tabelë, duke u radhitur në pozitën e tretë me 25 pikë, një më shumë se pozita e dytë United dhe nëntë më pak se lideri Manchester City./IndeksOnline/