Eden Hazard nuk është më në planet e Real Madridit

Futbollisti Eden Hazard, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Anceloti për të ardhemen e Real Madridit.
Belgu nuk ka arritur të gjejë vetën në Madrid që prej trasferimit nga Chelsea, shkruan IndeksOnline.
31 vjeçari ka zhvilluar vetëm tre ndeshje këtë sezon në La Liga dhe në asnjërën prej tyre nuk ka luajtur 90 minuta.
Anceloti më së shumti fazën sulmuese i ka besuar Rodrygos, Asensios e Mariano Diaz, gjë që bën të ditur se Hazard nuk është në planet e tij.
Aksionet e belgut kanë rënë ndjeshëm. Vetëm disa javë para largimit nga Chelsea vlera e tij arriti në 150 milionë euro, kur tani çmimi i tij, sipas Transfermarkt, nuk i kalon 12 milionë euro./IndeksOnline/