Ederson nuk po luan ndaj Tottenhamit, zbulohet arsyeja

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk e ka vendosur në 11-shen startuese portierin Ederson.
Braziliani është në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Tottenhamit, shkruan IndeksOnline.
E arsyeja e vërtet pse Ederson gjendet në stol, është se plani i Manchester Cityt është ta shes atë shumë shpejt.
Ederson duket se do të transferohet te Gallatasaray, pasi klubi turk ka bërë edhe ofertë zyrtare.
E arsyeja tjetër është se Manchester City shumë shpejtë pritet të nënshkruaj me Gianluigi Donnarumman, i cili mbrëm u përshendet me tifozët e PSG-së./IndeksOnline/