Ederson refuzon Al Nassr-in, e konfirmon të ardhmen e tij

Portieri i Kombëtares së Brazilit, Ederson nuk do të largohet nga Manchester City.
Së fundmi skuadrat nga Arabia Saudite, Al Nassr dhe Al Ittihad shprehen interesime për 31-vjeçarin, shkruan Indeksonline
Por, Ederson ka refuzuar ofertat pasi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.
“E ardhmja ime është në Manchester City. Nuk do të largohem këtë verë”, u shpreh Ederson
Kujtojmë që portieri brazilian te City ishte transferuar në vitin 2017 nga Benfica për 40 milionë euro./Indeksonline/