75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 24 Prill 2025 / Z S

Edhe 100 komandant – Rama uron Thaçin me rastin e ditëlindjes

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po feston ditëlindjen e 57.

Ditën e lindjes së tij, Thaçi edhe këtë vit po e pret në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka uruar Thaçin me rastin e ditëlindjes.

‘’Edhe 100 komandant’’- ka shkruar Rama në postimin e tij duke vendosur edhe një foto të Thaçit me uniformën e FSK-së./Indeksonline/