75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Legjendën Domingo e akuzojnë edhe 11 femra për ngacmim seksual

Edhe 11 femra të tjera akuzojnë për ngacmime seksuale legjendën e Operas, Placido Domingo.

Dëshmitë janë publikuar nga agjencia e shtypit amerikan Associated Press (Ap), ku femrat kanë treguar se si këngëtari lirik i kishte ngacmuar me sjellje të padenja.

Një grua ka thënë që në 1999 drejtori aktual i Operas së Los Angeles i ka kapur me forcë gjoksin, teksa ajo ushtronte detyrën si kamerjere, ndërsa të tjerat kanë treguar për tentativa nga këngëtari për t’i puthur ato.

Disa punonjëse të tjera kanë thënë për Ap se si kanë arritur me forcë të mbronin vajzat e tyre të reja nga Domingo, deri në sezonin 2016-2017 në Operën e Los Angeles.
Në një komunikatë shtypi, zëdhënësi i këngëtarit i ka quajtur akuzat ‘plot mospërputhje’, por nuk ka dhënë detaje.