Edhe 2 ditë nga nata e parë e “Festivalit të Këngës”

Edhe dy ditë na ndajnë nga nata e parë e “Festivalit të Këngës”.
Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023 në një skenë madhështore.
Aty do të konkurrojnë artistë nga zhanre të ndryshme të botës së muzikës.
Juria ka bërë përzgjedhjen prej 18 këngëve garuese, të cilat do të vlerësohen për diversitetin e zhanreve të ndryshme.
Kujtojmë që konkursi ka qenë i hapur deri më 9 shtator dhe kanë aplikuar dhjetëra artistë e autorë me këngët e tyre./Indeksonline/