Edhe 2 mijë ushtarë në fabrikën e çelikut, Zelensky: Po punohet me shtete me ndikim për t’i evakuuar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se mendohet se janë edhe rreth 2 mijë ushtarë që kanë mbetur në fabrikën e çelikut në Mariupol.
Kreu ukrainas ka thënë se ushtarët e tij mund të shpëtohen pasi sipas tij, po punohet për opsione diplomatike.
“Ne po punojmë për opsionet diplomatike për ta shpëtuar ushtrinë tonë që mbetet në Azovstal. Përfshihen ndërmjetës me ndikim. Shtete me ndikim”, është shprehur Zelensky.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë u evakuua grupi i parë i njerëzve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.