75 Mall Live Search
23:13 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe 6 raste të reja me COVID-19 në Han të Elezit

Pas personit të parë të infektuar me COVID-19 në Han të Elezit, në familjen e të infektuar, IKSHP dje mori edhe 8 mostra, nga të cilat 6 dolën pozitiv.

Të gjitha rastet janë raste kontakti për personin e parë të diagnistifikuar , të gjithë janë familjar dhe të afërm të personit të infektuar i cili kishte qenë në kontakt me tani të ndjerin nga Ferizaj, me të cilët kishin punuar bashkërisht në Bondstil.

Duke llogaritur edhe rastin e parë në Komunën e Hanit të Elezit janë gjithsej 7 të infektuar.

Kërkohet nga të gjithë qytetarët te cilët kanë pasur kontakte me personat e infektuar të vetizolohen në shtëpitë e tyre