23:31 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Edhe 8 ditë na ndajnë nga lansimi i albumit të ri të reperit Gashi

Reperi me prejardhje shqiptare, i njohur si Gashi, është mjaft i pëlqyer me muzikën e tij në nivele ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

Ai ka lansuar së fundmi projektin e ri muzikorë me titull “Safety” i cili u prit mirë nga publiku.

E ai përmes llogarisë së tij në Instagram ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 8 ditë nga lansimi i albumit të tij.

Kujtojmë që Gashi është krijues i shumë hiteve, si : “Creep On Me” , “Roses” apo “That’s Mine- ft Ledri Vula”. /Indeksonline/