75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 05 Gusht 2025 / LB

Edhe 9 ditë deri në përfundimin e afatit për aplikim online për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikimin e subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandiatëve për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo periudhë, e cila ka filluar më 26 qershor, do të përfundojë më 13 gusht 2025.

Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://apliko.kqz-ks.org, e cila do t’u shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP-ja, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

Informacione shtesë:  Për më shumë informacione, dokumentacionin dhe kushtet që kërkohen të plotësohen për aplikim, mund të kontatoni zyrën përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

apliko.kqz-ks.org