75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe aktorja Hathaway i bashkohet sfidës me jastekë

Anne Hathaway po duket në stil teksa po i rikthehet nostalgjisë.

Aktorja 37 vjeçare postoi një fotografi të saj e veshur me jastekë, si pjesë e sfidës virale #PillowChallenge në Instagram.

“Mbretëresha nuk është asnjëherë vonë; të gjithë të tjerët janë herët #pillowchallenge”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografisë, duke iu referuar citimit të Mbretëreshës Clarisse (Julie Anders) në filmin The Princes Diaries 2.