19:08 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / MSH

Edhe AL Trade, Bavaria dhe Temaj i bashkohen marketit të ndërtimit që po organizohet në Kosovë

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.

MARKETI ka për qëllim që kompanitë të rrisin sasinë dhe shpejtësinë e shitjes për gjatë 3 ditëve të këtij organizimi, ndërsa  qytetarët të përfitojnë nga  zbritjet që do të ofrohen.

Me datë 31 Korrik, 1 dhe 2 Gusht, në Prishtinë, Marketi do t’i takojë blerësit me shitësit  më seriozë që janë në tregun vendor me ofertat të cilat deri më tani nuk ishin publike, duke ofruar super zbritjen e vitit 2023.

Sipas organizatorëve parashikohet të marrin pjesë rreth 15,000 vizitor ku synohet të arrihen shumë  marrëveshje të shitblerjes mes qytetarëve dhe kompanive më prestigjioze të NDËRTIMIT: BANESA, SHTËPI, ARKITEKTURË, NDËRTIM, MOBILIERI, ARTIKUJ BETONI,BANKA, SANITARI, SHËNDETËSI E PUNËS, FASADA, DYER E DRITARE, PRODHIME TË TARRACAVE, ELEKTRIK,PLLAKA E PARKET,NGJYRA,ASHENSORË,PRODHIME METALIKE, NDRIÇIM.

Në mesin  e kompanive më të mëdha të vendit që do të jenë të pranishme me ofertat e tyre,  Marketit të Ndërtimit  i’u kan bashkuar edhe AL TRADE, TEMAJ dhe BAVARIA.