20:04 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe Albana Osmani largohet nga Top Channel

Ditët e fundit në media është shkruar për largimin e Albana Osmanit nga Top Channel. Pas 15 vitesh pjesë e këtij televizioni, një nga moderatoret që e ka përfaqësuar shpesh logone  kësaj medieje ka konfirmuar largimin nga “Top Channel” përmes disa postimeve në Instastory.

Mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” është festuar 15 -vjetori i paltformës dixhitale “Digitalb” dhe sigurisht ndjekësit e kanë vënë re mosprezencën e Albanës.

E pyetur se përse nuk ishte mbrëmë në koncertin e Digitalb, ku u shfaqen të gjithë ata që kishin punuar në këtë media, Albana i uroi suksese ndërsa foli në kohën e shkuar!