Edhe Albena Reshitaj kërkon rinumërim të votave, thotë se duhet të bëhet për hir të qytetarëve

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Armërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të votave, që sipas saj, kjo duhet të bëhet për hir të demokracisë dhe besimit qytetar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Reshitaj ka thënë se vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi, transmeton Indeksonline.
Ajo ndër të tjera ka shkruar se ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!
Ky është postimi i saj i plotë:
Për hir të demokracisë dhe besimit qytetarë, e duke i parë rastet tashmë të konstatuara edhe nga PZAP në tjetërsimin e besimit qytetarë si dhe duke përcjellur edhe kërkesat e kandidatëve për deputet nga shumë parti politike për rinumërim të votave, konsideroj që më e pakta që mund të bëjë KQZ për të parandaluar këtë degradim të vullnetit të qytetarëve është marrja e vendimit për rinumërimin e të gjithe vendvotimeve.
Vetëm rinumërimi total i votave do të zbardh të vërtetën e gjithë këtij lëmshi. Kjo është mirë të bëhet para së gjithash edhe për të ardhmen, në mënyrë që manipuluesit eventual në zgjedhjet e ardhshme mos ta ndijnë vetën komod se mund të luajnë me votat, pa iu nënshtruar përgjegjësisë dhe ballafaqimit me ligjin dhe llogaridhënjen!
Ky vend njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet si duhet, dhe kjo arrihet vetëm me transparencë totale dhe përgjegjësi ligjore!/Indeksonline/