75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edhe Albëria e hutuar, nga pozat “përvëluese” të Anxhelinës në bregdeti turk

Anxhelina Hadërgjonaj po merr gjithë vëmendjen nga pushimet e radhës në Turqi.

Pasi kalojë pothuajse gjithë verën në bregdetin shqiptarë, Anxhelia tani ka udhëtuar për në Bodrum bashkë me motrën e saj, Agnesën dhe Beatrisin.

Bukuroshet nga atje kanë sjellur poza seksi, e ishte pikërisht Anxhelia që mori vëmendjen më të madhe duke vënë në pah super format fizike.

Fotografitë u pritën mirë dhe u komentuan shumë, por ai që ra më së shumti në sy ishte komenti i nënës së saj, këngëtares Albërije Hadërgjonaj.

“Na hutove gocë”, ishin fjalët e Albëries që mbeti po aq e impresionuar sa komentuesit e tjerë nga dukja e Anxhelinës./Indeksonline/