14:43 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Grenelli takon Kurtin në Ambasadën amerikane

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa pas takimit në Ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes raportojnë se takimi Grenell-Kurti sapo ka përfunduar, ndërsa pritet që emisari i Trumpit të takojë edhe përfaqësuesit politik të partive të tjera.

Kurti ka dalë nga takimi me Grenellin dhe ai s’ është deklaruar para gazetarëve.

Pak ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.