15:19 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Edhe Armend Dallku flet për shortin e Prishtinës në Evropa Ligë

Edhe tekniku i Prishtinës, Armend Dallku e ka komentuar shortin e Prishtinës në Evropa Ligë.

Prishtina sot e ka mësuar kundërshtarin e saj në fazë preliminare të Ligës së Evropës, shkruan IndeksOnline

“Kryeqytetasit” do të takohen me klubin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

“Kundërshtari me koeficientin më të lartë prej kundërshtarëve të mundshëm. Mirëpo kjo neve nuk na frikëson aspak, megjithatë shpresonim të luanim në shtëpi. Por, ky është fati ynë që për të treten herë radhazi të udhëtojmë në të njëjtin vend. As që diskutohet se udhëtojmë maksimalisht të motivuar për të kaluar tutje. Sa i përket njohurive për kundërshtarin e kemi të vështirë të dimë saktësisht se me çfarë lojtarë apo përbërje disponojnë, sepse nga fillimi i pandemisë futbolli atje është ndal dhe është kohë e gjatë që nuk kanë luajtur. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale të gjejmë edhe informacionet e nevojshme për këtë rival të radhës”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina udhëton drejt Gjibraltarit për ndeshjen që luhet më 20 gusht.