75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / C E

Edhe Barcelona e konfirmon transferimin e Lewandowskit

FC Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Robert Lewandowski.

Kjo u bë e ditur fillimisht nga Bayern Munich, kurse tani edhe klubi katalonas ka dalë me një komunikatë për media.

Zyrtarizimi i plotë varet në kalimin e testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratave të lojtarit. 

Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës në një kontratë tri vjeçare. Klubi spanjoll do t’i paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij.