12:01 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edhe Behgjet Pacolli arrin në Kuvend

Kur po hyjmë në orën e dytë që kur ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, pak minuta më parë ka arritur në Kuvend, deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, raporton IndeksOnline.

Ndryshe Pacolli ka theksuar disa herë që do ta jap votën pro formimit të qeverisë Hoti, ndërsa nuk ka negociuar për ndonjë postë apo pozitë brenda qeverisë.