Edhe Bernardo Silva transferohet në Arabinë Saudite

Kampionati i Arabisë Saudite do të jetë mjaft interesantë në sezonin e ardhshëm.
Klubet arabe kanë filluar të transferojnë yjet që kanë shkëlqyer në Evropë gjatë viteve të fundit shkruan IndeksOnline.
Gjithçka nisi kur në muajin janar, Cristiano Ronaldo u transferua te skuadra e Al-Nassr.
Karim Benzema ndoqi rrugën e ish-shokut të skuadrës, ku javë më parë u zyrtarizua te kampioni i Arabisë Saudite, Al ittihad, e cila gjithashtu transferoi edhe futbollistin e Chelseas, Ngolo Kante.
Ditën e sotme është raportuar se Ziyech do të bashkohet me Ronaldon te Al-nassr, ndërsa Kalidou Koulibaly pritet të transferohet te Al Ahli.
Në orët e mbrëmjes, gazeta spanjolle, “Marca”, raporton se edhe kampioni i Evropës me Manchester Cityn, do të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite, duke mos treguar klubin me të cilin do të luaj.
“Portugezi është çelësi që hap derën për një dimension të ri në futbollin saudit. Një futbollist kyç në Manchester City kampion i Ligës së Kampionëve, kampion i Premierligës dhe kampion i FA Cup, yll i skuadrës portugeze … me pak fjalë, një top 10 i botës që në moshën 28-vjeçare mbush valixhet dhe largohet nga elita evropiane për të udhëhequr elitën saudite”, thuhet në artikullin e Marcas./IndeksOnline/