75 Mall Live Search
09:57 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Edhe Boesel flet pas meçit me Krasniqin: Kjo nuk me frikëson!

Mbrëmë ishte natë e madhe për çdo shqiptarë, pasi në ring u ngjit boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi.

Krasniqi arrit ta fitoi këtë meç me nokaut në rundin e tretë, pasi kundërshtarit gjerman i dha një goditje të rëndë me dorën e djathtë, shkruan IndeksOnline

Pra, boksieri kosovar arriti ta rrëmbej titullin WBA dhe IBO.

Ndërkaq, pas kësaj sfide foli edhe kundërshtari i Robinit, Dominic Boesel i cili tha se asgjë nuk ka mbaruar për të pasi është i ri dhe do të kthehet sërish.

“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit.