75 Mall Live Search
20:19 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Edhe Chelsea del kundër Superligës Evropiane

Edhe skuadra e Chelseas ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.

Klubi anglez e ka bërë këtë përmes një komunikate në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.

“Qëndrimi ynë NUK ndryshon. Ne besojmë fuqishëm se, duke punuar me Premier League, FA, klube të tjera evropiane përmes marrëdhënieve tona të forta me ECA, UEFA, FIFA, ne mund të vazhdojmë së bashku të zhvillojmë lojën evropiane për të mirën e të gjithëve”, thuhej në njoftim.

Deri më tani vetëm Real Madridi dhe Barcelona kanë mbështetur zyrtarisht krijimin e Superligës, ku janë dy nga skudrat që janë ndër themeluesit e këtij eventi./IndeksOnline/