12:03 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe David Beckham rruan flokët vet, shokon me pamjen e re

David Beckham gjithmonë ka pëlqyer të eksperimentojë ndër vite me pamjen dhe të premten ai shokoi fansat duke rruar flokët e tij.

“Thjeshtë duhej ta bëja”, shkroi ai ku paraqiti një foto duke treguar pamjen e tij të re, duke shtuar rrini në shtëpi, qëndroni të sigurt dhe të fortë.

Ylli, i cili aktualisht është duke u izoluar me gruan e tij Victoria dhe tre fëmijët e tyre, Romeo, Cruz dhe Harper, në shtëpinë e tyre në Cotswolds mori lavdërime nga fansat dhe miqtë e tij, përfshirë floktarin e Victoria-s dhe mikun më të mirë Ken Paves. “Askush nuk duket më mirë !!! Ju mund të më mësoni edhe mua!!” komentoi ai sipër fotos së legjendës së futbollit.

Ish-futbollisti gjithashtu mori miratimin e anëtarëve të familjes së tij, dy djemve Brooklyn, 21, dhe Romeo, 17 vjeç, që pëlqyen imazhin bardh e zi që ai postoi në llogarinë e tij në Instagram./Indeksonline/