19:24 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edhe Deçani ndez dritat e fundvitit, kështu duket qyteti i dekoruar!

Tashmë në gjithë botën po ndjehet një frymë festive.

Sheshe, qytete e fshatra gjithandej janë dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, në vigjilje të Krishtlindjeve e Vitit të Ri.

Një atmosferë e tillë, po mbretëron edhe në vendin tonë, veçmas në kryeqytet, ku sheshi ka marrë një pamje magjike, derisa i kushtoj komunës ky investim hiq më pak se 75 mijë euro, përcjellë Indeksonline.

Por, edhe qytetet e tjera, tashmë kanë ndezur dritat, derisa qytetarët po argëtohen dhe po shijojnë atmosferën që po mbretëron.

Edhe Deçani, sot ndezi dritat, ndërsa pamje nga kjo atmosferë sjellë kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Qyteti ka marrë pamjen e festës.
Le të jenë këto drita që të ndriçojnë shpirtin dhe zemrën e të gjithë neve”, ka shkruar ai./Indeksonline