Edhe Demirali humb sezonin pas lëndimit, që pësoi mbrëmë

Merih Demirali ka humbur pjesën tjetër të sezonit me Juventusin.
Ai pësoi një lëndim gjatë ndeshjes me Juventusin që duket se është më serioz seç pritej, shkruan Indeksonline.
Turku ka lënduar ligamentet e gjurit të majtë dhe u zëvendësua në minutën e 19-të të ndeshjes.
Së shpejti, futbollisti i Zonjës së Vjetër, do të ketë një ndërhyrje kirurgjike.
Demirali mbrëmë shënoi golin e parë për Juven, që doli të jetë edhe goli i fitores. /IndeksOnline/