75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / A. M.

Edhe deputeti i LDK-së jep sinjale të mira nga Stasburgu

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kosova po dëgjohet, zëri i saj i merituar po e merr vëmendjen e merituar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i Republikës së Kosovës.

“Krenar me Kosovën tonë”, ka shkruar Gashi.

Postimi i tij i plotë:

Shtëpia mbahet me miq.Kosova jonë po dëgjohet. Zëri i saj i merituar po zë vëmendjen e merituar. Dyert e hapura, ulësja dhe fjala e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është sukses historik i republikës sonë të suksesshme – Republikës së Kosovës. Kosova po plotësohet e po e plotëson edhe demokracinë e miqve ndërkombëtarë.

Krenar me Kosovën tonë!