13:26 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe disa persona të dyshuar me koronavirus sot në Infektivë të QKUK-së

Persona të dyshuar me koronavirus edhe sot janë paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK.

Këta persona janë udhëzuar të bëjnë analizat në mënyrë që të kuptohet nëse janë të prekur me këtë virus.

Rezultatet e analizave të bëra, pritet të publikohen sot.

Momentalisht nga Klinika Infektive bëhet e ditur se janë të shtrirë 21 persona të prekur nga koronavirusi, nga të cilët tre persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.