75 Mall Live Search
18:55 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Edhe drejtoresha e Endrokrinës i përgjigjet sfidës, mbjell një pishë në oborrin e klinikës

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Dr. Venera Berisha-Muharremi i është përgjigjur pozitivisht sfidës për mbjelljen e një peme.

Doktoresha Venera Berisha-Muharremi ishte sfiduar nga kolegu i saj, Dr. Ilir Kurtishi.

Berisha-Muharremi ka mbjellur një pishë në oborrin e klinikës të cilën drejton, ndërsa ka sfiduar 11 kolegë të tjerë për të bërë ë njëjtën gjë.

Postimi i plotë:

Sfiden me shumë dëshirë e pranova nga miku im ass.dr. Ilir Kurtishi, drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe në oborrin para Klinikës Endokrinologjike e mbolla sot ? dhe tani sfidoj që të mbjellin një pemë: Basri M. Sejdiu, Driton Ukmata, Visar Islamaj, Basri Lenjani, Donika Bajrami, Fisnik Kurshumliu, Hajriz Rudari, Vjollce Dedushaj Fazliu, Ardian Bicaku, Norma Budima-Basha, Musa Hoxha”, ka shkruar endokrinologia.