14:00 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edhe dy burra godasin gratë

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, janë dy nga rastet e reja të dhunës në familje, me viktimë gratë dhe fëmijët, njofton PK, transmeton Indeksonline.

Në 24 orët e fundit është arrestuar e është dërguar në mbajtje, pasi ka rrahur gruan dhe dy fëmijët e tij.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, më 17 gusht, në orën 12:35.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Një tjetër rast dhune ndaj gruas është shënuar në fshatin Shkozë të Prizrenit.

Më 17 gusht, në Polici viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/.