Edhe dy ditë nga kënga e re e Taynës

Reperja Tayna po vjen me projekt të ri muzikor.
Ajo në Facebook ka hedhur një video 12 sekonda, si trajler i kësaj video, ku edhe njëherë duket shumë seksi, me shumë stil, shkruan Indeksonline.
Madje, reperja zbuloi se kënga lansohet me 17 dhjetor, në ora 20:00.
Kureshtja e ndjekësve padyshim që është e madhe, për të ditur nëse kësaj radhe reperja po vjen me këngë ‘diss’ apo, prapë do i këndojë dashurisë.
Kujtojmë që kënga e fundit e saj është ‘Qe qe’ që ka afër 20 milionë klikime në Youtube./Indeksonline/