Edhe dy ditë pas zgjedhjeve, KQZ ende s’ka procesuar 100 % të rezultateve preliminare

Edhe pse kanë kaluar dy ditë(9 shkurt) që kur qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka procesuar 100% të rezultateve preleminare.
Sipas faqes së KQZ-janë janë procesuar 99.17 % të rezultateve preliminare.
Në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.83 % apo 339350 vota. Pas Vetëvendosjes renditet PDK-ja me 22.15% apo 184087 vota. Në pozitën e tretë gjendet LDK-ja me 17.59% apo 146241 vota.

Në vendin e katër renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.47% apo 62066 vota./Indeksonline/