15:55 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019

Edhe dy emra tjerë të njohur do të performojnë në festivalin ‘Sunny Hill’

Festivali ‘Sunny Hill’ këtë vit do të zërë vend me datë 2, 3 dhe 4 gusht ku edhe pritet të sjell emra të njohur të muzikës botërore.

Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Calvin Harris, tashmë janë konfirmuar edhe dy emra të tjerë të njohur të muzikës elektronike, shkruan Indeksonline.

Janë dy Dj e njohur ‘Klangkarussell’ që pritet të mbajnë performancë në skenën e festivalit “Sunny Hill”.

“Kjo duo e mahnitshme e muzikës elektronike do të sjellë performancën e tyre më të mirë në skenën e Sunny Hill”, shkruhet në faqen zyrtare të festivalit.

Përveç emrave të skenës botërore në Sunny Hill do të performojnë edhe emrat më të njohur të muzikës vendore./Indeksonline/