75 Mall Live Search
16:06 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / MSH

Edhe dy gazetarë ukrainas strehohen në Kosovë

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, sot kanë arritur dy gazetarët ukrainas Liliia Vorobiova dhe Volodymyr Martynov.

Vorobiova dhe Martynov në Kosovë do të strehohen në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Kolegët u mirëpritën nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, si dhe zyrtarë të MPB-së e Policisë së Kosovës.

JiR – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.